Preljocaj rikthehet në Tiranë, koreografi sjell “Liqenin e Mjelmave” në Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor

1 month ago 40

Për të tretin vit radhazi Tirana i hap dyert  “Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor” dhe artistëve  ndërkombëtarë nën udhëheqjen artistike të koreografit Angelin Preljocaj. Festivali nis me rikthimin e baletit “Liqeni i mjelmave” që këtë herë vjen me një rikonceptim, ku gërshetohet baleti klasik me dancin kontemporan.

“Ky krijim vjen në rrënojat e baletit klasik të “Liqenit të Mjelmave”. por sigurisht i ripërpunuar. E kam sjellë si një ndërthurje të baletit tradicional  me atë bashkëkohor, bazat janë thuajse të njëjta por tani çdo gjë vjen më kontemporane dhe më e zhvilluar. E gjithë krijimtaria ime e re bazohet në tri pika teksti, konteksti dhe preteksti. teksti është koreografia, preteksti është tema që kam zgjedhur dhe konteksti epoka ku ne jetojmë çdo ditë. E kam sjellë këtë shfaqje sa më afër aktuales, natyrës, asaj çka përjetojmë në përditshmëri”, thotë koreografi.

“Liqeni i mjlmave” do t’i hapë rrugën një sëre shfaqjesh që vijnë për publikun e kryeqytetit dhe jo vetëm, duke filluar nga skena e Teatrit të Operës dhe Baletit për t’u ndalur në atë të Teatrit Kombëtar, apo dhe në sheshin “Skënderbej”.

“Këtë vit kemi përmbledhur një programacion që ka në qendër ngjarjet europiane e veçanërisht të vendit tuaj. e nisim me premierën këtu në opera për të vijuar me shfaqjen Korsia të koreografit Mattia Russo, me baletin Lorraine, një vëmendje të veçantë ka koreografi shqiptar Julind Dervishi me premierën “Viceversa”. do të kemi po ashtu Ermira Goron me shfaqjen “Takimet”. gjithçka është një bashkëpunim me balerinët shqiptar dhe trupën tonë”, thotë producentja Nicole Said

Edicioni i i tretë i Festivalit po bëhet tashmë një traditë për kulturën në  kryeqytet, pasi rikthen artistin me famë ndërkombëtare Angjelin Preljocaj për të sjellë copëza të eksperiencës së tij për artistët e rinj. ky festival do të mbahet nga data 20 shtator deri më 12 tetor. /vizionplus.tv

Read Entire Article