Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës Çeke, rezident në Shqipëri, Pavel Vacek
Presidenti i Republikës i uroi mirëseardhjen Ambasadorit të ri dhe vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet midisdy vendeve.
Në takim, Presidenti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke drejt perspektivës së Shqipërisë në BE.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi se intensifikimi imarrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe do tëçojnë në një nivel më të lartëbashkëpuniminmidis dy vendeve.
Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë enxitjes së bashkëpunimit në fushat ku tashmë kemi një traditë shumë të mirë, sikundër është ajo e punëve tëbrendshme, ku Kreu i Shtetit vlerësoi në mënyrë tëveçantë angazhimin e Republikës Çeke në misionin FRONTEX në Shqipëri, në mbështetjen e Policisë Rrugore dhenë modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore.
“Ne jemi të gatshëm”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, – për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike me interes të ndërsjellë, sikundër edhe marrëdhëniet në fushën e arsimit dhe kulturës, ku ende ka shumë mundësi të paeksploruara”.
Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takimtë parë mëAmbasadorin Vacek për të falënderuar Republikën Çeke që gjatë Presidencës së saj së BE-së u mor vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si edhe për vullnetin e mirë tëqeverisë çekepër ngritjen e nivelit të përfaqësimin diplomatik në Kosovë, në nivel ambasadori.
Po ashtu Begaj priti sot, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik.
Gjatë këtij takimi,Presidenti i Republikës vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirëpolitik midis dy vendeve, i cili mbështetet në një miqësi tradicionale dhe një marrëdhënie që shtrihet në mjaft fusha të interesit të përbashkët.
Shkëmbimi i vizitave në nivelet më të larta të autoriteteve të dy vendeve ka ndihmuar nëintensifikimin ekësaj marrëdhënieje, e cila gëzon një traditëqë daton nga koha e aleancës strategjike midis Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, dhe Heroit Kombëtar hungarez, János Hunyadi.
Kreu i Shtetit e vlerësoimbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian të Shqipërisë si të një avokati shumë aktiv, si dhefalënderoi Hungarinë për ekspertizën e vlefshme që po i ofron Shqipërisënë procesin paraprak të integrimit në BE.
“Shqipëria dhe Hungaria janë partnerë të rëndësishëm në NATO. Ne i jemi mirënjohës Hungarisë sivendi i parë që ratifikoi Protokollin e Aderimit të Shqipërisë në NATO”, – u shpreh Presidenti Begaj.
Gjithashtu,Presidenti Begaju shpreh se e vlerëson shumë rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimitekonomik midis dy vendeve,vecanërisht investimet në fushën bankare, të komunikimit dhe të transportit, si dhe përshëndetiinkurajimin dhe mbështetjen hungareze për hapjen e tregut të saj për produktet shqiptare.Kreu i Shtetit veçoi si shumë të vlefshëm për rritjen e turizmit në Shqipëri vendimin e kompanisë WizzAir për të rritur numrin e fluturimeve direkte nga Tirana drejt destinacioneve të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. /vizionplus.tv