Pesidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Shijak, ku u takua me autoritetet vendore, qytetarë, nxënës e mësues.
Begaj vizitoi shkollat e rindërtuara pas tërmetit, ku dhuroi për bibliotekat e tri shkollave në Shijak rreth 150 tituj didaktikë dhe letrarë.
Gjatë bashkëbisedimit, Begaj u bëri thirrje nxënësve të vlerësojnë dhe respektojnë mësuesit sikundër respektojnë familjet e tyre.
“Nëse ne jemi frymëzyes, e nesërmja ka më shumë shpresë”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar domodsoshmërinë e arsimit cilësor në përgatitjen e brezave.
Gjatë vizitës në Shijak, Presidenti Begaj ndoqi dhe një ekspozitë të vëllezërve piktorë Faja, të bijtë e artistit emblemë të këtij qyteti,“ Piktorit të Merituar”, Agim Faja. Ekspozita “Ç’po luftojnë siç u ka hije, burrat trima t’ksaj nahije”, i dedikohet rolit dhe kontributit të luftëtarëve të kësaj zone në 110- vjetorin e Luftës së Shkodrës./vizionplus.tv/