Pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, parashikimi i motit për ditën e sotme

1 month ago 30

Për ditën e sotme dhe të nesërme pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar ne formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar mga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti (për ditën e Enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s./vizionplus.tv

Read Entire Article