Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, Gjipali: Pengohet nga vetoja greke, sinjale pozitive për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

1 month ago 20

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhej në Bruksel. Ai mori pjesë në një drekë pune që presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen kishte organizuar me liderët e rajonit.

Në një konferencë të përbashkët përpara takimit, kryeministri Rama dhe presidenti i Komitetit ekonomik dhe social evriopian Oliver Ropke, njoftuan ngritjen e një komiteti të përbashkët konsultativ.

Ky projekt do të shpërbejë për përshpejtimin dhe monitorimin e ecurisë së vendeve kandiate në procesin e integrimit.

Për të diskutuar integrimin e Shqipërisë në BE, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Roland Zili ishte drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali. Ky i fundit tha se komiteti është një organ i rëndësishëm që influencon të gjithë vendimmarjen evropiane.

Intervista e plotë 

-Sot në Bruksel u njoftua ngritja e një Komiteti Konsultativ për integrimin. Çfarë roli pritet të ketë ai në zgjerimin e unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor?

Gjipali: Këshilli Konsultativ që do të krijohet bëhet në kuadër të Komitetit Evropian ekonomik dhe social, që fokusohet te çështjet që kanë të bëjnë me këshillimin, hartimin e legjislacionit të BE sa i takon çështjeve të punës, çështjeve sociale, ekonomisë, biznesit etj. Është një organ i rëndësishëm që influencon të gjithë vendimmarjen evropiane. Ky Komitet do të ndikojë për ato aspekte që prekin dhe procesin e zgjerimit dhe Shqipërinë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

-A është hera e parë që krijohet një Komitet i tillë?

Gjipali: Krijohet me çdo vend që synon anëtarësimin. Kemi disa komitete të tilla të krijuara, me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Tani do të krijohet edhe me Shqipërinë.

-Sa shanse ka që Shqipëria të mbajë konferencën ndërqeveritare këtë vjeshtë?

Gjipali: Ngelet për tu parë çështja e vetos greke e cila vazhdon të pengojë mbajtjen e kësaj konference. Ka sinjale pozitive. Shpresojmë që të materializohen pasi u bë një vit që presim një konferencë të tillë. Vjet në dhjetor u tha se mund të mbahet, por vetoja greke ka penguar vazhdimisht hapjen e negociatave. Shpresojmë që të kemi një zgjidhje në javët e ardhshme.

-Si e shikoni ju trupën e re drejtuese të Komisionit Europian të prezantuar nga Ursula Von der Leyen në raport me zgjerimin?

Gjipali: Është e rëndësishme që kemi komisioneren Von der Leyen në mandat të dyë për faktin se ka qenë mbështetëse e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi i sotëm flet për një interes të vazhduar të Presidentes së Komisionit Evropian. Edhe pse nuk është mandatuar për mandatin e dytë ka bërë këtë takim për të treguar mbështetjen. Kandidatura sllovene për komisioneren e zgjerimit është pozitive duke qenë se vjen nga rajoni, e njeh më mirë mentalitetin, historinë, ngjarjet që janë zhvilluar ne Ballkan dhe mund të ketë një fokus më të madh për Ballkanin.

-Hungaria kërkon ta nxisë procesin për vendet e Ballkanit Perëndimor duke lajmëruar  dy takime të nivelit të lartë. Çfarë mund të prodhojnë këto nisma nxitëse?

Gjipali: Sa i takon Shqipërisë është e rëndësishme sepse ushtron më shumë presion për të nisur negociatat ku Shqipëria prej vitesh i ka plotësuar kushtet. Në nivel më të gjerë është i rëndësishëm sespe mban aktive  çështjen e zgjerimit. Shpesh ka pak vëmendje për çështjet e Ballkanit Perëndimor. Presidencat janë të rëndësishme në këtë aspekt kur e risjellin çështjen e zgjerimit për të mos lënë pas dore vendet që kanë vite në procesin e integrimit./vizionplus.tv

Read Entire Article