Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka bërë të ditur se kanë përfunduar ditët konsullore në Dublin.
Kjo nismë e Ministrisë së Jashtme u vjen në ndihmë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Irlandë, të cilët kanë përfituar 2 mijë shërbime konsullore nga muaji prill deri në qershor.
Projekti “Ishujt”, shkruan ministri Hasani, aplikohet për të tretin vit rradhazi duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin, përmes shkurtimit të kohës dhe dokumentacionit, për të gjithë ata shtetas që aplikojnë për dokumenta identifikimi apo shërbime të tjera konsullore.
“Përfunduan me sukses ditët konsullore në Dublin, një nismë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Irlandë.
Ditët konsullore janë pjesë e projektit “Ishujt”, të zbatuar në Greqi e Irlandë në periudhën prill – qershor 2024, gjatë të cilit u ofruan rreth 2 mijë shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që banojnë në këto dy shtete.
“Ishujt” aplikohet për të tretin vit rradhazi duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin, përmes shkurtimit të kohës dhe dokumentacionit, për të gjithë ata shtetas që aplikojnë për dokumenta identifikimi apo shërbime të tjera konsullore”, shkruan ministri Igli Hasani./vizionplus.tv