Deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times” për themelimin e një shteti Bektashi brenda Shqipërisë duke sjellë shembull Vatikanin, ka krijuar debate të forta në opinionin publik.
Lidhur me këtë deklaratë, të ftuarit në “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti ndanë opinionin e tyre se si e pritën vendimin e kryeministrit në OKB.
Teologu Vladimir Kerra tha se me këtë deklaratë cënohet liria dhe privatësia e feve në vendin tonë. Ai gjithashtu theksoi se krijimi i një shteti të tillë do të sillte nxitje të intolerancës fetare.
Nga ana tjetër, avokati Roland Islami i bëri thirrje komitetit mysliman që të qëndrojë i qetë. Avokati tha se ky shtet ka ekzistuar edhe më parë, thjesht tani u njoh nga kryeministri.
Pjesë nga biseda.
Prifti: Si ju është dukur ky vendim?
Kerra: Kjo është një ndërhyrje e drejtëpërdrejtë të një shteti laik në çështjet fetare të brendshme duke diktuar edhe rritjet natyrarel dhe pavarisë që ju takon. Rama besoj e ka peshuar fjalën se e tha edhe në OKB. Këtu cënohet liria dhe pavarësia e feve në Shqipëri. Edhe deklarata e KMSH vuri në dukje se këtu vendos Kushtetuta. Është e nismë e papjekur.
Islami: Komiteti mysliman të jetë i qetë, mos u nxisni. Iu them që ashtu si unë vazhdoni jetën e përditshme, shkoni në xhami. Unë kam takuar baba Mondin dhe aty nuk lejohet të hysh dot pa kartë identiteti. Ekziston një vendim i gjykatës së Tiranës për krijimin e një Këshilli Ndërfetar në Shqipëri. Kemi krijimin e një shoqate pa antarësi. Gjykata s’ka antarë. Baba Mondi sillet si përfaqësues i feve, me këtë vendim ai përfaqëson gjithë komitetet fetare.
Kerra: Të gjithë ata që e njohin mirë urdhin e Bektashinjve duhet të alarmohen. Baba Mondi duhet të jetë shumë konshient se rrezikohet shkëputja nga burimi origjinal. Nuk duhet të rrezikohet një traditë.
Islami: Kryegjyshata Botërore ku është regjistruar? Është e regjistruar si KMSH? Jo! Një organizatë e paregjistruar është një organizatë terroriste. Nuk kanë një numër nipti, kod fiskal për të qenë i kontrrollueshëm nga organet shtetëore. Vetëkontrrollohen. Po nuk ke kod fiskal nuk paguan taksat, as tatime. Ato kanë ekzistuar si shtet, thjesht nuk janë njohur. Nuk e shoh si krijim shteti, mos t’a marrim sikur Rama krijoi shtetin. Shtetet ekzistojnë vetë, Rama në OKB njohu shtetin.
Kerra: Kjo sjellje do t’a nxjerrë Shqipërinë në nj shteg të vështirë sepse minon tolerancën fetare.
Islami: Nëse nxitet një intolerancë fetare me deklarimin e kryeministrit, Rama ka bërë një vepër penale. Po prishet harmonia fetare që në kemi. /vizionplus.tv