Thirrja për të marrë fëmijët në proteste tregon shumë për skenarin e 20 shkurtit.
Dy ditë nga tubimi i thirrur nga Rithemelimi, Gazment Bardhi siguroi që ajo do të jetë paqësore.
“Ftojmë qyetarët në protestë, qyetarë paqësorë ndaj bëra apel për të marrë me vete fëmijet dhe familjarët e tyre. Protesta sigurisht është formë reagimi dhe qyetarët do shprehin reagimet e tyre ndaj qeverise por reagimi nuk është as me porosi as skenar”, tha Bardhi.
Një skenar jo shumë paqësor Rithemelimi po e zbaton në parlament, por që duket se nuk ka mbështetjen e bazës demokrate.
E moshuara: Ata flakadanët ça janë.
Noka: S’ka drejtËsi.
E moshuara: Atje të kam vënë unë. Dëgjo nënën, unë dua demokraci të vërtetë.
Bardhi: Për atë po luftojmë dhe ne.
Noka: Çdo vërejtje do e mbaj shënim.
Korça nuk ishte ndalesa e vetme e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës në juglindje. Ata ftuan edhe demokratët e Devollit t’i bashkohen në protestë.
Sprova e parë e bashkimit të demokratëve është protesta kombëtare e 20 shkurtit, ku më shumë se me forcë Rithemelimi synon të flasë me numra.
Top Channel