Protesta e opozitës, Balliu: Mos t’i hyjmë shifrave të pjesëmarrjes, nuk e dimë as ne që i organizojmë

9 months ago 26

Ngjarjet e sotme brenda dhe jahstë Kuvendit janë tema e diskutimeve në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga gazetarja Pranvvera Borakaj.

I ftuar në studio, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu tha se segmentet opozitare janë bashkuar, teksa komentoi edhe ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Pjesë nga biseda në studio:

Pranvera Borakaj: Ishte paralajmëruar protestë brenda dhe jashtë parlamentit. Sikur jemi mësuar këto muajt e fundit me seanca që zhvillohen me zhurmë ku nuk merret vesh asgjë çfarë ndodh brenda dhe mbarojnë brenda pak minutash. Dita e sotme çfarë ofroi ndryshe përveç bashkimit të rithemelimit me grupin e Gazment Bardhit?? Çfarë solli për qytetarët kjo protestë?

Klevis Balliu: Një nga investimet më të mëdha të qeverisë ka qenë përçarja e opozitës. Sot një nga këto hallka është mbyllur, që është bashkimi i gjithë segmenteve opozitare.

Pranvera Borakaj: Përveç atyre të Lulzim Bashës.

Klevis Balliu: Me qeverinë ne nuk bashkohemi. Me segmentet opozitare. Aksioni i bashkoi. Nuk kishte formë më të bukur bashkimi të demokratëve se sa protesta dhe aksioni ndaj qeverisë. Duhet te ndalojmë së analizuari se a duhet bërë apo s’duhet bërë.

Pranvera Borakaj: Jeni ju të kënaqur me atë që bëtë sot?

Klevis Balliu: Po. Bashkimi ka prodhuar një frymë shumë të fuqishme brenda aspektit opozitar. Aty nuk ishin vetëm anëtar partie. Ishin dhe qytetar që i janë përgjigjur një thirrjeje për një problem që shkakton çdo problem tjetër. Që është një qeveri që s’dëgjon. Aty nuk ka më debat, se këta nuk pranojnë më debat. Janë vetëm në fazën e mbrojtjes. Po t’i shikoje sot ata që të gjithë kishin pak Ben Ahmetaj në sytë e tyre, sepse të gjithëve u ka dhënë nga pak para. Imagjinoni vetëm një moment sikur zv/kryëeministri gjerman të thotë më ka kërcënuar me jetë kryeministri. Kurse këtu te ne drejtësia hesht. Jemi në një situiatë alogjike që nuk ka një zgjidhje 1+1 bëjnë dy. Opoziota ka detyreën ta udhëheq sot sovranin dhe t’i drejtojë ata dhe ti rrijë në ballë protestave. /vizionplus.tv

Read Entire Article