Protesta të ashpra në Rusi kundër luftës në Ukrainë, aktivistët përplasen me policinë mes dëborës (fotot)

9 months ago 12

Rusia është përfshirë nga protesta civile kundër rekrutimeve dhe vdekjeve të luftës në Ukrainë, teksa përleshje me policinë nisën pa arrestimit të një aktivisti anti-luftë ne rajonin malor Bashkortostan.

Policia me veshje të rënda dhe demonstruesit anti-mobilizim u përleshën në qytezën e Baymak, në rajonin rural Bashkortostan, pranë maleve Urale.

Foto dhe video nga protesta tregonin demonstruesit që godisnin oficerët me topa bore dhe akulli, të cilët u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës.

Rreth 300 forca speciale u sollën për të vënë nën kontroll turmat, raporton rrjeti britanik Daily Mail, sipas mediave lokale.


Një nga dëshmitarët raportohej se tha: “Ata i rrahën njerëzit pa mëshirë. Godisnin në kokë me shkopa gome, dikush u plagos në sy”.

Furgonë policie u sollën për të ndaluar të arrestuarit ndërsa në disa momente protestuesit dukej se kishin rrethuar forcat e sigurisë, duke i kërcënuar të mos plagosnin protestuesit.

Një hoxhë raportohet se u soll nga autoritetet për të qetësuar banorët e rajonit me shumicë muslimane.

Protesta nisi pas arrestimit të aktivistit të njohur anti-luftë Fail Alsyonov, 37 vjeç, i cili u dënua me katër vjet burgim për nxitje urrejtjeje.

Mediat vendase thonë se Alsynov ishte gjobitur vitin e kaluar për kritikat ndaj rekrutimeve të detyruara për konfliktin në Ukrainë, duke e quajtur fushatën ‘genocid’ të popullit të Bashkir.

Alsyonov gjithashtu ka kritikuar ashpër projektet e minierave në rajon që po shkatërrojnë ekosistemet vendore, në një kohë kur Moska kërkon flori për financimin e luftës.

Foto dhe video nga protesta tregonin demonstruesit që godisnin oficerët me topa bore dhe akulli, të cilët u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës.

Top Channel

Read Entire Article