Seanca plenare e ditës së sotme u mbyll pas rreth 15 minutash, mes përplasjeve dhe tensioneve në sallë.
Deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit, teksa disa prej tyre të përjashtuar, tentuan të hynin në ambinetet e Kuvendit.
Lexo edhe :
Related Posts
Pas përplajses me Gardën, disa nga deputetët e opozitës arritën të hynin në sallë, ku bllokuan foltoren dhe shkaktuan sërish trazira.
Ndërkohë, pas 15 minutash, kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën plenare.
“Këtu seanca mbyllet, do ju njoftohet seanca e radhës”, ka thënë Nikolla.
Edhe kjo seancë ishte në vazhdim të seancave të mëparshme, ku opozita ka bllokuar Kuvendin dhe punimet nuk kanë zgjatur më shumë se disa minuta.
Protesta jashtë Parlamentit
Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit mbështetës së opozitës u mblodhën në protestë. Nuk munguan as përplasjet me policinë, teksa protesta vazhdoi edhe pas mbylljes së seancës.
Në fjalën e tyre gjatë protestës, deputetët demokratë dhe qytetarë të ndryshëm akuzuan Edi Ramën për regjim autoritar dhe theksuan se opozita nuk do të tërhiqet.
“Edi Rama i ka nënshtruar gjithë institucionet për t’i përdorur për interesa personale. Nuk kemi për ta lejuar të ketë një opozitë të komanduar. Ndërkohë që Edi Rama hedh shashkat e luftës së brendshme në opozitë, vidhet çdo ditë në Kuvend. Gjithë bashkëpunëtorët e Ramës kanë përfunduar burgjeve. A duhet që Edi Rama të dorëhiqet?”, tha deputeti democrat Ervin Salianji.
Reagimi i mazhorancës
Ndërkohë, në mbyllje të seancës reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.
Ai tha se opozita po luan një teatër kukullash dhe shtoi se deputetët që nuk janë përjashtuar, nuk janë penguar të futen në Kuvend.
“Sot pamë një shfaqje të shëmtuar të kolegëve të opozitës. Askush nuk i ka ndaluar deputetët e papërjashtuar të hyjnë në sallë. Por kjo që bënë sot ishte shfaqja më e shëmtuar. Qëkur kanë nisur me këtë histori, e kanë pasur të qartë që nuk do na ndalin sepse jemi mandatuar për të bërë një jetë parlamentare. Ne me gjithë rregullat, do vazhdojmë me kërkesat tona për këdo që prish seancat.
Askush nga deputetët e papërjashtuar nuk janë ndaluar e sdo ndalohen asnjë herë. Ky teatër, që merr kolegët e përjashtuar për ti futur me zorr, është as absurd jo, por teatër kukullash”, tha Çuçi. /vizionplus.tv