Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë qytetarët që prej orës 20:00 të mbrëmjes së sotme deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme do ë kryehen asfaltime në autostradën Tiranë-Durrës.
Arrsh dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të kërkojnë rrugë alternative.
Njoftimi:
Ju informojmë se, në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, konkretisht Maminas-Durrës, ARRSH mbas orës 20:00 deri në orët e para të mëngjesit, po kryen punime riasfaltimi për mirëmbajtjen e rrugës.
Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave.