Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një mbledhje të zgjeruar me drejtuesit politik të qarqeve dhe anëtarët e asamblesë përmes platformës online ‘Zoom’, ku kryefjalë janë anëtarësimet e reja në parti.
Rama citohet të këtë deklaruar se “secili nga ne në PS duhet të punojmë sikur zgjedhjet e përgjithshme do të ishin në 15 Mars”.
Kryesocialisti ka kërkuar nisjen e një procesi për vlerësimin e anëtarësisë socialiste sa janë aktiv e jo aktiv.
Po ashtu e ka vënë theksin në nevojën e shtimit të anëtarësimeve të reja në çdo organizatë të PS.
Rama citohet të ketë deklaruar se ai vetë do të përfshihet në procesin e anëtarësimeve të reja, në zonën e tij elektorale ku është zgjedhur deputet.
Çdo drejtues qarku ka raportuar me detaje për numrin e anëtarëve ekzistues, sa janë firot dhe lëvizjet e anëtarësisë.
Sikurse është raportuar rreth projeksioneve për anëtarë të rinj, pikat e dobëta dhe të forta në çdo qark.
Top Channel