Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Vietnam për bisedime me liderët komunistë të vendit në ndalesën përfundimtare të turneut të tij dy-vendesh në Azi, pas përfundimit të një pakti të mbrojtjes me Korenë e Veriut.
Mediat e huaja bëjnë me dije se avioni i Putinit u ul në aeroportin e Hanoit, ku ai u prit në një tapet të kuq nga zëvendëskryeministri vietnamez Tran Hong Ha dhe diplomati i lartë i partisë Le Hoai Trung. /vizionplus.tv