“Qeveria të ul me 10% taksën për imputet, jo të heqë traun për mishin nga Brazili”

1 month ago 28

Profesori i Universitetit Bujqësor Gjok Vuksani, është i mendimit se qeveria po e neglizhon mbështetjen për bujqësinë. Kjo tregohet me fakte, pasi buxheti për këtë sektor ka rënë, edhe pas aktit normativ të gushtit.

“Unë nuk dua të besoj se kjo situatë është një lobim i disa bizneseve importuese. Në 2023, bujqësia shënoi rritje ekonomike negative. Në vend që këtë vit të rriten financimet ato ulen. Edhe skema e re që prezantohet janë para që janë marrë nga buxheti i sektorit nuk janë para shtesë. Kaq mjafton që të themi se qeveria nuk e ka në prioritet këtë sektor madhor për ekonominë”, tha Vuksani në E-ZONE

Lexo edhe :

Related Posts

Paralelisht me këtë fakt Vuksani tha se kërkesa e disa biznese për të hequr tarifën doganore për produktet e mishit që vijnë jashtë vendeve të BE-së, nëse miratohet është një goditje për prodhimin vendas.

“Nëse qeveria e ka prioritet bujqësinë, bën mirë të ulë me 10% taksën për imputet bujqësore. Kjo do t’i jepte më shumë frymëmarrje dhe do të relaksonte kostot e prodhimit. Por nëse do të heqë taksën doganore për mishin që importohet nga jashtë BE-së, atëherë godasim bizneset vendase. Çfarë do t’i themi një turisti gjerman apo francez, hajde se do të hash mish Brazili në Shqipëri”, tha Vuksani në Vizion Plus

Në dy vitet e fundit,bujqësia ka shfaqur tregues negativ. Sektori është futur në spirale rënëse, edhe pse duhet të ishte e kundërta. Me një sektor si turizmi që është në rritje bujqësia duhet të ishte paralelisht me të njëjtën tendencë. /vizionplus.tv

Read Entire Article