Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ka sqaruar pozicionimin e tij përsa i përket luftës në Lindjes e Mesme, duke theksuar se Qipro nuk është përfshirë nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë në ndonjë operacion ushtarak në rajon apo gjetkë.
Kjo deklaratëvjen në përgjigje të komenteve të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili paralajmëroi sot se Qipro mund të përfshihet në një konflikt më të gjerë nëse lejon Izraelin të përdorë portet dhe aeroportet e tij për të shënjestruar Libanin.
Christodoulides thotë se vërejtjet e Nasrallah nuk pasqyrojnë realitetin, por ajo që po tentohet është që të paraqesë një pamje se Qiproja është e përfshirë në operacione ushtarake.
Presidenti qipriot tha se vendi i tij është pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit dhe njihet në të gjithë botën arabe dhe ndërkombëtarisht përmes nismave të tilla, si korridori detar Qipro-Gaza që dërgon ndihma humanitare me anije në Rrip.
Ai thotë se ka rrugë komunikimi me Libanin dhe Iranin nëpërmjet mjeteve diplomatike.