Trupi i Aurel Ndonit, i cili ra në det teksa peshkonte një ditë më parë, ende nuk është gjetur.
Kërkimet për 40-vjeçarin vijojnë nga nga polumbarët e RENEA-s. Familjarët janë gjithashtu në kërkim të tij përgjatë bregut të detit, ndërsa presin me ankth gjetjen e trupit.
Ndoni rrëshqiti në ujë dhe u tërheq nga rryma. Të dielën, ai kishte dalë për peshkim me të vëllanë dhe një person tjetër në zonën e Porto Romanos.
Top Channel