Ra nga kuverta e një anijeje turistike, FBI po heton vdekjen e një djali 12-vjeçar

2 months ago 29

FBI po heton vdekjen e një djali 12-vjeçar, i cili, në rrethana të panjohura, ra nga kuverta e sipërme në kuvertën e poshtme të një anijeje turistike.

Incidenti ndodhi natën e së shtunës, natën e fundit të lundrimit shtatëditor të Harmony of the Seas, duke u kthyer në Galveston, Teksas.

Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta. Sipas rrjeteve të shumta të lajmeve, 12-vjeçari ra nga një ballkon me pamje nga pjesa e brendshme e anijes, duke përfunduar në Central Park, një zonë plot me pemë, bimë, restorante dhe dyqane.

Sipas ligjit aktual, parmakët në anijet turistike duhet të jenë të paktën një metër të lartë.

FBI konfirmoi se po hetonte incidentin, pa dhënë detaje të mëtejshme. Agjencia, “agjencia kryesore federale e autorizuar për të hetuar krimet e mundshme në det të hapur”, siç thekson në njoftimin e saj, po punon me Rojet Bregdetare të SHBA dhe Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare për rastin.

Harmony of the Seas është një nga anijet më të mëdha turistike në botë, sipas faqes së internetit të Royal Caribbean. Ka 18 kuverta dhe 2747 kabina dhe mund të strehojë deri në 6687 pasagjerë./vizionplus.tv

Read Entire Article