Ditën e djeshme, vendi ynë, i gjithë Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe pjesa më e madhe e Kroacisë janë përballur me mungesën e energjisë.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj.
Lexo edhe :
Related Posts
Problemi ka lindur si pasojë e rritjes shumë të madhe të ngarkesës ditore dhe temperaturave shumë të larta, ka njoftuar zyrtarisht ministri malazez i Energjisë, Sasha Mujoviq.
Zyrtarët malazezë pohojnë se ndërprerja e energjirsë elektrike në rajon e sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta.
Një hetim ndërkombëtar nga Shoqata Zyrtare Evropiane e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit do të përcaktojë se nga kanë nisur problemet.
I gjithë Mali i Zi, me përjashtim të një pjese të rajonit verior, një pjesë e madhe e Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike dje rreth mesditës.
Në raportimet e para, disa media deklaruan se Mali i Zi ishte përgjegjës për problemin në rajon, dhe më pas u raportua se kolapsi ishte shkaktuar nga problemet në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministrja e Energjisë, Belinda Baluku konfirmoi se kishte një dështim në interkoneksionin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Hetimi do të zgjasë gjashtë muaj
Zyrtarët kroatë, siç raportojnë mediat lokale, njoftuan se kolapsi mund të kishte goditur të gjithë Evropën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura. Sipas tyre, është e papërgjegjshme të bëhen supozime para hetimit zyrtar nga organet evropiane, i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj.
“Ne jemi dëshmitarë të një prishjeje rajonale të sistemit elektroenergjetik dhe të fajësosh Malin e Zi për këtë do të ishte jashtëzakonisht e gabuar. Problemi erdhi si rezultat i një ngarkese shumë të madhe, rritjes së ngarkesës ditore dhe temperaturave shumë të larta. E gjithë kjo çon në faktin që rryma nuk mund të transmetohet siç duhet dhe po vijmë tek ajo që ndodhi sot”, tha ministri i Energjisë dhe Minierave Sasha Mujoviq në një fjalim zyrtar për mediat.
Energjia u rivendos gradualisht një orë pas kolapsit.
Në deklaratën e tij të parë pas incidentit, Mujoviq ka sqaruar zyrtarisht për “Vijesta” kur kemi temperatura të larta, ndodh që ftohja e ajrit të linjave ajrore.
Kjo, siç deklaroi ai, çon në faktin se për shkak të ngarkesës së lartë dhe temperaturës së lartë, linja bie dhe prishet dhe më pas krijohet një ngarkesë në linjën tjetër./vizionplus.tv