Rama fton spanjollët: Vizitoni Melia-n në Shqipëri

9 months ago 33

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për shtyp që po zhvillohet në Madrid, ku i kushtohet Shqipërisë si destinacioni kryesor i turizmit.

Rama, në fjalën e tij  tha se brendi Melia është një nga partnerët më të shkëlqyer dhe të çmuar, që po thith gjithnjë e më shumë turistë.

Lexo edhe :

Related Posts

Është mjaft inkurajuese shtoi Rama në fjalën e tij që të shohësh se ç’etje të madhe ka Melia për të shpërndarë markën e vet në mbarë vendin

Melia mund të them pa asnjë dyshim që është një prej partnerëve tanë më të ccmuar në këtë rrugëtim. Është mjaft inkurajuese të shohësh se ç’etje të madhe ka Melia për të shpërndarë markën e vet në mbarë vendin. Ka 10 kontrata veprimtarie dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Është mjaft e rëndësishme për ne të shohim se sa shumë turistë kanë ardhur në Shqipëri.

Dje mu desh të shkoja për fizioterapi dhe ai më tha që e dashura ime prenotoi për të ardhur për pushime në Shqipëri dhe ju po vini të shëroheni tek ne. Kjo nuk mund të imagjinohej rreth 10 vite më parë. Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë e në Zvicër në të njëjtën kohë, të jesh në Amerikën e Veriut dhe në Amerikën e Jugut sa i takon klimës. Kjo është shumë e veçantë, ndaj duhet të gjejmë një ekulibër. Duam të nxisim një turizëm më luksoz, për të os rënë viktimë e një turizmi masiv”, tha Rama.

Në konferencë është i pranishëm edhe Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, duke ndikuar ndjeshëm edhe në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë./vizionplus.tv

Read Entire Article