Rama mbledh deputetët në Elbasan, zbardhen çështjet që do të diskutohen

2 months ago 21

Këtë të premte kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Elbasan deputetët socialistë, për të bërë një analizë performace në nisje të sesionit parlamentar dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo mbledhje, vjen pas takimit informal në Dajt.

Takimi në Elbasan do të nisë në orën 10:00 dhe do të ndahet në tre pjesë.  Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, si kreu u grupit parlamentar i cili do të flasë për ‘Sfidat e Sesionit Parlamentar’. Më pas do të flasë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, dhe pas saj fjalën do të marrë Taulant Balla, ministër i Shtetit me Parlamentin.

Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës, ku Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e komisioneve në vazhdimësi.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare.

Një hapësirë e posaçme do t’i kushtohet edhe çështjeve të integrimit. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka do të njohë deputetët me ecurinë e procesit të integrimit europian, proces i cili kërkon ndërveprim eficent edhe me parlamentin e qeverinë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian.

Ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili pritet t’i bashkohet tryezës së punës rreth orës 14:00 të ditës së sotme./vizionplus.tv

Read Entire Article