Kryeministri Edi Rama, në rrjetet e tij sociale ka publikuar pamje nga gjimnazi i rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh.
Rama thekson se ky është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Gjithashtu thekson se gjimnazi do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator
Postimi i Plotë:
Mirëmëngjes dhe me gjimnazin e rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gramsh, që do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator, ju uroj një ditë të mbarë! /vizionplus.tv