Rama ndan pamjet nga shkolla dhe kopshti i ri në Cërrik: Kompleks me standarde europiane

3 days ago 21
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje pamje të shkollës “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut.

Ai i quan këto kopshte dhe shkolla të rilindura, teksa uron ditë të mbarë për nxënësit dhe mësuesit.

“MIRËMËNGJES

dhe me shkollën e rilindur “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut një kompleks i mirëfilltë edukimi me standarde europiane, që sapo ka hapur dyert për fëmijët, nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që prrej nisjes së vitit të ri shkollor, Rama ka publikuar pamje nga objektet shkollore, por jo vetëm, edhe kopshte dhe çerdhe, që janë rikonstruktuar apo ndërtuar nga themelet dhe që kanë mirëpritur fëmijët prej 9 shtatorit. /vizionplus.tv

Read Entire Article