Rama në Bruksel, bashkëshortja e tij merr pjesë në homazhet për Gerti Bogdanin

1 month ago 29

Në Kuvendin e Shqiëprisë po mbahen homazhet në nderim të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Të pranishëm kanë qenë miq, familjarë dhe kolegë të Bogdanit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në homazhe, pasi ndodhet në Bruksel në një takim me Ursula von der Leyen dhe liderët e rajonit.

Megjithatë nuk ka munguar bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila ka shprehur ngushëllimet për të ndjerin.

Më herët në homazhe ishte edhe Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Ajo shoqërohej nga vajza e saj Argita Malltezi. /vizionplus.tv

Read Entire Article