Rama pret në kryeministri Presidentin e Izraelit, i tregon zyrën e tij

2 months ago 13

Kryeministri i vendit, Edi Rama, priti sot në një takim Presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog.

Rama ndau pamje nga momenti i takimit në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog”, shkruan Rama krahas videos.

Në pamjet e publikuara nga kreu i shtetit shqiptar, ai shfaqet duke i treguar Herzog ambientet e kryeministrisë, teksa gjithashtu do të kenë edhe një konferencë të përbashkët.

Më herët, presidenti i Izraelit u prit nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë./vizionplus.tv

Read Entire Article