Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me mësuesit në përfundim të fjalës së tij lidhur me sigurinë në shkolla.
Ai iu referua eksperiencës me djalin e tij 10 vjeç për të kuptuar punën e palodhur të mësuesve, për të cilët tha se kanë durim e duhur për të bërë këtë punë, që jo çdokush mund ta bëjë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Si një baba që kam edhe mundësinë t’i gëzohem faktit që kam një djalë 10 vjeç, duke pasur parasysh se çfarë, përqendrimi, beteje, durimi duhet sot me një, një, unë iu them të gjithave ju që hyni nëpër klasa Zoti qoftë me ju, Zoti dhe prindërit iu bekofshin çdo mëngjes kur nisin fëmijët në shkollë”, tha ai.
Nga ana tjetër, Rama deklaroi se Inteligjenca Artificiale do të implementohet në çdo sistem arsimor në vend.
Ai nënvizoi se ky sistem i ri do të jetë mjaft i dobishëm, duke bërë që asgjë të mos shpëtoj nga ajo që ndodh në shkollë, në mënyrë që siguria dhe cilësia arsimore të jetë në një tjetër nivel./vizionplus.tv