Rama takim me ministrin e Industrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, zbulohen dy projektet e përbashkëta energjetike

1 month ago 23

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale takimin me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber në New York.

Ai shkruan se dy janë projektet që do të finalizojnë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik si dhe ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë.

“Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, shkruan kryeministri Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article