Rama takim me sipërmarrësit: Neveria ime karikaturat që ju vijnë në derë e ju kërkojnë “kafe”, ndjesë!

5 months ago 23

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim te “Shtëpia e Biznesit” në ambientet e Piramidës, nga ku foli për zhvillimin e sipërmarrjeve.

Rama tha se shteti do të punojë shumë që mos të ketë më korrupsion në sektorin e sipërmarrjeve, ndërsa u kërkoi ndjesë të gjithë biznesmenëve për rastet kur ata janë hasur me persona që u kanë kërkuar ryshfet në emër të shtetit.

Edi Rama: Ndjesë për rastet kur shteti nuk mund të jetë dinjitoz në derën e sipërmarejeve tuajaja dhe shfaqet përmes figurash që sillen në mënyrë jo korrekte. Neveria ime dhe e juaja është për karikatura që shfaqen nëpër dyer dhe që ju vendosin në pozitë duke kërkuar që ju ti jepni patjetër atë që quhet kafe, këtë fjalën ju e keni nxjerrë “i dhashë një kafe”. Ne patjetër do bëjmë më shumë dhe do ta cclirojmë këtë territory nga ky presion.

Ndërkaq kryeministri Rama foli për shkurtim të konsiderueshëm të numrit të inspektoriateve, ndërsa tha se nuk do të ketë me gjoba por vetëm këshillim herën e parë.

Gjithashtu kryeministri tha se do të ketë Komisione apelimi të përbashkëta me përfaqësuesit e biznesit dhe të ndara nga trupat e inspektimit, do të punohet edhe për regjistër pikëzimi për bizneset dhe se do të kartë të posaçme lirie nga inspektimet për bizneset me një sjellje të konsoliduar korrektese në pagesat e detyrimeve apo parametrat e tjerë të inspektueshëm dhe plot risi të tjera antikorrupsion në Reformën e Inspektimit
 /vizionplus.tv/

Read Entire Article