Ministrja Ogerta Manastirliu foli pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të ministrave. Rritja e pagave që fillon nag 1 korriku do të përfshijë rreth 30 mijë punonjës në sistemin arsimor.
Manastriliu: Paga mesatare rritet me 18 mijë lekë të reja apo në 3 paga në vit. Paga mesatare e mësuesve shkon në 950 euro. Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm, të lartë që ka vjetërsinë mbi 15 vite pune eksperiencë do të shkojë nga 79 mijë e 800 lekë në 98 mijë e 500 lekë. Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët shkon nga 75 mijë në 96 mijë lekë. Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë mësuesit e ciklit fillor. Mësuesit me mbi 15 vite pune eksperiencë shkon nga 72 mijë e 400 lekë në 95 mijë e 200 lekë.
vijon…