Refuzohet kërkesa e Berishës, ish-kryeministri nuk lejohet të marrë pjesë në seanca plenare

9 months ago 14

Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos pranojë kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare.

Ish-lideri i Partisë Demokratike kërkoi përmes avokatëve të tij që të lejohet të jetë i pranishëm në Kuvend.

Ndërkohë, të enjten Apeli i Posaçëm regjistroi çështjen për shqyrtimin e kërkesës së Berishës, i cili kërkon masë më të butë sigurie. Ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpi”, së bashku me dhëndrin e tij, Jamambër Malltezi, të dy të dyshuar për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv/

Read Entire Article