Regjistrimet në universitete, çfarë preferojnë maturantët? Xhelaj: Mjekësia mbetet kurora e sistemit

1 month ago 24

Në universitete është mbyllur tashmë raundi i parë i regjistrimeve dhe maturantët kanë zgjedhur degët që do të vazhdojnë.

Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ka bërë me dije cilat janë degët që preferohen më shumë nga të rinjtë.

Ai tha se degët e mjekësisë janë më të preferuarat, ndjekur nga degët e inxhinierisë dhe sidomos informatika.

“Patëm mbi 19 mijë maturantë që aplikuan në raundin e parë dhe 80% e tyre u regjistruan. Në procesin e çregjistrimit patëm një numër shumë të ulët që do të thotë që procesi është etabluar tani dhe maturantët janë mësuar me këtë model. Në përfundim të procesit janë rreth 3700 maturantë që kanë mundësi të aplikojnë në raundin e dytë që fillon në 19 deri në 21.

Mjekësia ngelet kurora e sistemit sepse preferohet nga maturantët, është profesion i mirë, i nderuar dhe i mirëpaguar. Pati një numër të rritur kuotash në krahasim me vitin e kaluar. Universiteti i Mjekësisë pati një ecuri shumë të mirë.

Në procesin e regjistrimeve blloku i degëve të shkencave mjekësore dhe degët e inxhiniereisë mbajtën peshën më të madhe të regjistrtimeve”, tha Xhelaj. /vizionplus.tv

Read Entire Article