Si asnjëherë tjetër muzeu i Krujës ka shënuar një numër rekord turistësh vendas dhe të huaj.
Të dhënat flasin se në muajin Maj e kanë vizituar rreth 23 mijë turistë, ndërsa si 6-mujorë shifrat po shkojnë drejt 65 mijë.
Fluksi i lartë i vizitorëve ka bërë që edhe stafi të punojnë me orare të gjata.
Muzeu i Krujës është i vizituar nga të gjitha grupmoshat, ndërsa turistët shijojnë dhe një tjetër atraksion në këtë zonë që është pazari karakteristik i Derexhikut, vlerë historike e që nga koha e heroit tonë Kombëtar Skënderbeut./vizionplus.tv