Këtë të premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët me reshje shiu që nisin që prej mesnatës me intensitet mesatar përqëndruar në veri dhe qendër të vendit.
Reshjet gjatë mesnatës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematike. Më pas reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën shtrëngatash.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 4deri 12°C
në zona e ulëta 8deri20 °C
në zona bregdetare 9deri 20°C./vizionplus.tv