Teksa pjesa më e madhe e vendit po përjeton temperatura të larta, në prej fshatrave të bashkisë së Kolonjës janë regjistruar reshje të dendura shiu dhe breshëri.
Intensiteti me i larte i breshërit ka qënë në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës se malit të Gramozit.
Burime të siguruara në fshatin Rehovë bëjnë të ditur se reshjet e shiut shoqëruar me breshër kanë vazhduar për mbi 30 minuta, breshër që mësohet se ka shkaktuar dëme të shumta në të mbjellat në veçanti në vreshtari aq sa në këtë fshat dëmi ka shkuar në masën 80%.
Prani breshëri ka patur edhe në disa fshatra të fushës së Korçës por nuk ka shkaktuar dëme serioze.