Reshjet e dëborës “mbërthejnë” zonat malore, vështirësi në qarkullim dhe rrëshqitje dherash

9 months ago 27

Reshjet e dëborës kanë vijuar në zonat malore të qarkut Shkodër duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. ARRSH ka bërë me dije se po punon për pastrimin e segmenteve Tamare – Vermosh, Boge – Theth, ndërsa me shqetësuese janë rrëshqitjet e gurëve e dherave në Kryehadro të Pukës.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin zinxhir dhe goma dimërore, për të shmangur rrëshqitjet, ndërkohë që po krijohen xhepa në disa segmente në mënyrë që mjetet të mund të shkëmbehen me njera tjetrën.

Ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë rikthim të reshjeve në zonat malore, të cilat janë shoqëruar edhe me problem në qarkullim./vizionplus.tv/

Read Entire Article