Revista e njohur ndërkombëtare, “Forbes” i ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës dhe zhvillimit të saj në 10 vitet e fundit.
Në artikull shkruhet se në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet mesdhetare të kulturës dhe dialogut.
“Nën drejtimin e kryebashkiakut erion veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier, me rëndësi në rritje si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar”, shkruan Forbes
Më tej nënvizohet fakti se në fokus të punës së Bashkisë dhe kryetarit të saj janë përmirësimi i jetës së qytetarëve, nxitja e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimi i tiranës në një qendër kulturore e turistike të klasit të parë. /vizionplus.tv