Edhe pse temperaturat tashmë kanë shënuar rënie, në Pogradec vijon të ketë fluks turistësh ku dominojne të huajt. Prenotimet për shtatorin dhe tetorin tregojnë se 80 përqind e subjekteve akomoduese janë të prenotuara tashmë.
Sipas operatorëve rezervimet vijnë nga grupet e turistëve të cilët i përkasin Europës Perëndimore
Gjermantët, polakët dhe çekët janë turistët që më së shumti takon përgjatë kësaj kohe në qytetin liqenor.
“Jam nga Republika Çeke. Kemi ardhur me avion, kemi marrë një makinë me qira dhe duam të eksplorojmë Shqipërinë. E kemi nisur nga Pogradeci, pastaj në Tiranë. Nga Tirana kemi ardhur në Pogradec për të parë liqenin dhe bukuritë natyrore. Me pas do të shkojmë në Gjirokastër. Ajo që na tërheq është qetësia.”
“Nuk e prisnim këtë lloj turizmi në Shqipëri. Pushimet po shkojnë kaq mirë, ka qetësi, çmimet janë shumë të lira, njerëzit shumë mikpritës. Kishim dëgjuar që Pogradeci është plot në verë dhe zgjodhëm të vinim tani në vjeshtë. Është perfekte.”
Te huajt sipas Gani Bego i cili punon si guidë turistike, kërkojnë veçanërisht ecjen në natyrë dhe pedalimin me biçikleta
Sipas të dhënave zyrtare përgjatë periudhës Janar-Gusht 2024 në Pogradec janë akomoduar 95.800 vizitorë, afro 10 mijë më tepër se e njëjta periudhë e vitit te kaluar./vizionplus.tv