Pas ditëve me mot jo të qendrueshëm, fundjava ka risjellë pushuesit në plazh, ndërsa të huajt vijojnë të jenë besnik në zgjedhjen e bregdetit të Vlorës.
Turistët vijnë kryesisht nga Europa por edhe nga Argjentina e largët.
Duke vlerësuar bregdetin, klimën si dhe çmimet e favorshme për turistët e huaj, shtatori cilësohet si një nga periudhat më të mira për të kaluar pushimet.
“Jam nga Republika Çeke. Jam prej 10 ditësh dhe vij për herë të parë në Shqipëri.Është shumë mirë dhe mua më pëlqen.”
“Jemi nga Franca dhe kjo është hera e parë që vij në vendin tuaj . Jam duke shëtitur pergjatë bregdetit prej 20 minutash dhe po më pëlqen shumë .Ndodhem këtu prej katër ditësh.Më pëlqen vendi , klima , njerëzit dhe padyshim deti si dhe ushqimi.”
“Kam ardhur nga Firenze në Itali . Kam zgjedhur shtatorin edhe për shkak të imenjimeve të punës në Itali.Është shumë bukur. Në Vlorë kemi ardhur sot dhe do të qëndrojmë deri nesër neser. Përpara se të largohemi do të shkojmë dhe në Tiranë. Do të rikthehem edhe njëherë tjetër. Nuk kushton shumë të vish nga Italia në Shqipëri .Edhe çmimet në Shqipëri janë të favorshme.”
“Edhe une jam nga Firenze e Italisë dhe prej dy ditësh jemi në Shqipëri. Duket shumë bukur dhe po më pëlqen shumë. Deri tani deti me pëlqen shumë, njerëzit , klima dhe ushqimi. Çmimet janë ekonomike dhe shumë të favorshme për ne.”
“Jam nga Holanda, edhe për mua është hera e parë. Më pëlqen shumë deti, dielli, njerëzit, gjithçka.”
Jo vetëm në verë, por dhe në vjeshtë, Vlora është e preferuar për të huajt nga vende të ndryshme që shprehen se do të rikthehen për të shijuar bregdetin shqiptar./vizionplus.tv