Pas një shkëputjeje prej 3 dekadash, Shkodra do të rikthejë festivalin mbarëkombëtar të humorit. Përgatitjet kanë nisur dhe në muajin maj do të ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni”.
“Mendoj që ky është një aktivitet i madh, për të cilin ne kemi filluar që tani punën për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve, për zhvillimin dhe përgatitjen paraprake të festivalit”, tha Arjan Çuliqi, drejtor i Teatrit “Migjeni”.
Synimi është që në këtë festival të ndërthuret brezi i ri me të vjetrit.
“Do të ketë disa grupmosha që do të konkurrojnë në disa zhanre të humorit. Do të marrin pjesë edhe nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora”, tha Çuliqi.
Kalendari i aktiviteteve për 2024-en është përfunduar dhe do të ketë plot risi. Gjithçka nis me shfaqjet për fëmijë dhe festivalin e të rinjve që synon që të nxjerrë elemente cilësor për të ardhmen e teatrin e të Shkodrës./vizionplus.tv