“Rikthehet pluhuri saharian”, Hakil Osmani: Ulen temperaturat në fundjavë, shi me baltë gjatë shtrirjes lindore

4 months ago 37

Metorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe ditën e hënë të javës së ardhshme. Ditën e sotme, 21 qershor, është shënuar edhe temperatura më e lartë për muajin, 41 gradë celcius. Për fat të mirë në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave.

Meteorologu bëri me dije se në Ballkan është riktheyr gjithashtu dukuria e pluhurit saharian.

Osmani: Sot kemi një ditë të nxehtë. Temperaturat maksimale do të shkojnë 41 gradë celcius në qarqet e Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës. Nuk mbetet mbrapa as kryeqyteti me temperatura që do të shkojnë 39 gradë celcius. Edhe në zonat malore do të kemi temperatura të larta, ku presim maksimume deri në 38 gradë celcius. Qyteti i Kukësit është ai që do të regjistrojë temperaturat më të larta. Nga ana tjetër kushtet e motit do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Kemi intervale me kthjellime edhe pse dielli nuk duket pasi qielli është i ngarkuar nga pluhuri saharian që ka prekur Ballkanin. Qielli nuk duket më blu, por gri. Kemi vranësira kalimtare, por nuk priten reshje.

Fundjava

Osmani: Fundjava për territorin shqiptar sjell një tërheqje të kësaj mase ajrore të nxehtë, duke bërë që të kemi rënie të lehtë të temperaturave. Maksimumet gjatë fundjavës do të arrijnë 38-39 gradë celsius në rang territori. Në vijën bregdetare temperaturat priten në 35 gradë celcius në orët e mesditës. Në orët e para të së shtunës mbeten disi të larta temperaturat. Dita e diel sjell një rënie të temperaturave të ajrit edhe në orët e para të mëngjesit. Do të kemi temperatura disi më komode se ato që po përjetojmë sot dhe ato që përjetuam ditën e enjte.

Sa i përket kushteve të motit, dita e shtunë në pjesën më të madhe të territorit do të jetë në mbizotërimin e motit të qendrueshëm. Do të kemi diell dhe kalime të lehta vranësirash, ndërsa mbetet prezent pluhuri saharian. Për ditën e diel do të kemi vranësira, të cilat do të krijojnë mundësi për rebeshe afatshkurtra shiu, kryesisht përgjatë shtrirjes lindore. Do të kemi pastrim të atmosferës dhe do të kemi fenomenin e shiut me baltë, i cili do të jetë kryesisht në zonat lindore më i dukshëm.

E hëna

Osmani: Për fat të mirë do të vijojë rënia e temperaturave të ajrit. Maksimumet në rang territori do të jenë 36-37 gradë celcius, por për muajin që jemi janë temperatura të lara. Janë 7 gradë më të larta se sa duhen të regjistrohen. Nga ana tjetër, paraditja mbetet në mbizotërimin e motit të qendrueshëm, pjesa e dytë sjell vranësira të cilat do të krijojnë mundësi për momente të pakta rreshjesh shiu. /vizionplus.tv

Read Entire Article