Blogerja Ditea Berisha u rikthye këtë të shtunë në “Ferma VIP”. Ajo ndodhej në Arameras së bashku me Buçkon, por mes të dyve, publiku vendosi që Ditea duhej të kthehej në fermë.
Teksa u pyet nga moderatorja Fjoralba Ponari për ndjesitë që kishte kur u rikthye, ajo tha se ishin pak të çuditshme dhe me emocion, por e mori veten shpejt.
“Pak e çuditshme. Unë u ndjeva çuditshëm dhe rikthimi ishte me emocion. Dita e parë ishte më e lodhshme, por e mora veten më vonë”, tha ajo./vizionplus.tv