Romë, Balluku-Salvini: Program ambicioz bashkëpunimi në energji, infrastrukturë dhe transport

1 month ago 24
Reklamë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë vizitës së saj në Romë ka zhvilluar një takim pune me holmologun italian Matteo Salvini.

Gjatë takimit biseda është fokusuar në fushën e investimit të energjisë infrastrukturë si dhe programet e modernizimit të transportit në vendin tonë, veçanërisht në fushën detare dhe hekurudhore.

Tek Italia nuk gjejmë vetëm një mbështetëse të madhe të rrugëtimit Evropian të Shqipërisë, por një partnere konkrete në përpjekjen tonë për më shumë ndërlidhje në energji, më shumë siguri lundrimore dhe zhvillim të qëndrueshëm për transportin ajror dhe hekurudhor”, u shpreh Balluku gjatë takimit.

Delegacionet u ndalën në ecurinë e projekteve përgjatë Korridorit VIII dhe veçanërisht në ato hekurudhore, të cilat po financohen nga Bashkimi Evropian, duke ndarë pikëpamjen se Korridori Blu dhe Korridori VIII përbëjnë vepra kyçe për turizmin, zinxhirët e furnizimit dhe për sigurinë e rajonit Adriatiko-Jonian në tërësi.

Ndërkohë Salvini theksoi se Shqiëpria ëhstë një vend që ka tërhequr vëmendjen e kompanive lider italiane

Shqipëria ka projekte ambicioze, të cilat tërheqin vëmendjen e kompanive lider italiane“, nënvizoi Salvini.

Gjithashtu pala italiane shprehu gatishmërinë për të mbështetur rritjen e kapaciteteve në mjete të rojës bregdetare shqiptare, në përputhje me nevojat e saj për më shumë siguri lundrimore dhe mbështetje të ekonomisë blu.

Përtej bashkëpunimit evident në fushën e sigurisë, marrëdhënia dypalëshe mund të përkufizohet si një seri kantieresh që kemi dëshirë t’i çojmë përpara bashkërisht”, tha Balluku, në përmbyllje të vizitës.

Read Entire Article