Rozana ndan eksperiencën në “Ferma VIP”, tregon emrat se kujt do ja jepte hajmalinë

4 months ago 33
Reklamë

Rozana Radi e përfundoi misionin e saj me një veprim shumë të mirë, duke kthyer sërish në lojë Xhesikën.

Pas daljes, Rozana tha se nëse nuk do të ishte sfida mes dy vajzave, ajo do ja kishte dhënë hajmalinë njërit prej djemëve, Dijonisit ose Florit.

Ajo më tej ka treguar edhe më shumë detaje nga jetesa në “Ferma VIP”.

Pjesë nga diskutimi:

Rozana– Mu duk sikur kisha shumë kohë aty. Çdo gjë ishte intensive, kam larë enët, kam larë banjot, kam gatuar.

Sonila– Unë do kisha vënë bast që ti të rrije në shtëpi.

Rozana– Në një moment të dytë do e kisha bërë, se më pëlqejnë sfidat, por këtë herë isha me mision.

Armina– Nëse dikush ka karakter e mund të japë atë që ka brenda, arrinë në finale

Rozana– Tek mua, nuk ekziston mund. Dhe mund nuk duhet të ekzistojë tek asnjë vajzë dhe grua. Producenten Holta Dulaku e falenderoj që më ftoj në këtë eksperiencë.

Fermerët jo të gjithë e kanë kuptuar lojën. Publiku do dhe situata dhe humor, Agai do punët.

Fjoralba– nëse nuk do ishte situata mes Xhesikës dhe Baby G, kujt do ja jepje hajmalinë?

Rozana-Dijonisit dhe Florit. Dijonisit për natyrën e qylaxhiut që kisht, më pëlqenete kur e shikoja dhe Flori për mënyrën e ftohtë si arsyetonte./vizionplus.tv

Read Entire Article