Babë dhe bir nga Kavaja janë arrestuar nga policia pas dhunës së ushtruar ndaj njëri tjrit. Sipas informacioneve bëhet me dije se babë dhe bir përkatësisht 65 dhe 32-vjeç kanë përfunduar në polici pasi kanë goditur me grushta njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit;
65 vjeç dhe 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit,.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.