Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ndodhet i arrestuar prej gushtit të viti të kaluar në lidhje me koncensionin e Sterilizimit ka dëshmuar ditën e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Biznesmeni Rrapaj shoqërohej nga avokati i tij, Ardian Leka i cili kërkoi që klienti i tij të bëjë përjashtim nga betimi për të thënë të vërtetën pasi është në statusin e të pandehurit në Prokurorinë e Posaçme.
Leka: Jemi të pandehur në SPAK. Ka nisur gjykimi atje. Dëshmia duhet të bëjë përjashtim, se një i pandehur nuk ka detyrim të thotë të vërtetën. Ato që do të thotë këtu lidhet me proces penal. Dua sqarim për përhapjen e informacioneve që ka dosja. Kemi detyrim nga SPAK të mos e bëjmë. Këtu ka media.
Vokshi: Nuk është hera e parë. Kanë ardhur dëshmitarë në të njëjta kushte te TIMS. Apo edhe ne këtu kemi marrë Klodjan Rrjepajn. Kemi marrë leje nga organi i akuzës./vizionplus.tv