Rrezik nga përmbytjet në Japoni, mijëra njerëzve u kërkohet të evakuohen

1 month ago 27

Autoritetet japoneze u kërkuan sot dhjetëra mijëra banorëve në prefekturën Ishikawa (qendrore) që të evakuojnë urgjentisht shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve pas reshjeve të mëdha.

Rreth 30,000 banorë të qyteteve Uajima dhe Suzhou u urdhëruan të evakuojnë menjëherë zonën, shpjeguan zyrtarët lokalë.

Tre lumenj vërshuan dhe përmbytjet po prekin komunitetet aty pranë, tha një zyrtar për Agence France-Presse, duke shtuar se një vlerësim i dëmeve është duke u zhvilluar.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka vënë në gatishmëri maksimale prefekturën Ishikawa, duke paralajmëruar kundër rreziqeve “vdekjeprurëse”.

Wajima dhe Suzhou janë ndër qytetet më të goditura nga tërmeti me magnitudë 17.5 janar në Japoninë qendrore, i cili la 236 të vdekur dhe shkatërrime të shumta.

Rajoni është ende duke u përpjekur të rikuperohet nga tërmeti, i cili rrafshoi ndërtesat, hapi rrugët dhe shkaktoi një zjarr të madh.

Nivelet e reshjeve në Japoni kanë thyer rekorde vitet e fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, në disa raste duke marrë jetë njerëzish. /vizionplus.tv

Read Entire Article