Nga Mimoza Ibra
983 punonjës në afro 5 mijë biznese janë gjetur në informalitet nga Inspektorati i Punës gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Ky numër është në rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Indikatorët e prgramimit për informalitetin, konstatimi i inspektorëve për inforamlitet të zi apo mosdeklarim janë sektorët e tregtisë dhe të shërbimeve. Janë sektorë që kanë lëvizje shumë të madhe të fuqisë punëotre, nuk kanë punonjës të qëndrueshem. Ndërsa në sektorë të tjerë, e kemi shumë të ulët informalitetin e zi. Ndërsa informaliteti gri thuajse i prek të gjithë sektorët. Ky informalitet do të thotë paga të nëndeklaruara, deklarohet vetëm një pjesë, pjesa tjetër merret në dorë.
Kjo është pjesa më e vështirë për ta vërtetuar nga ana e inspektorit. Ose rastet kur punëmarrësity nuk paguhen për orët shtesë, për punën në turn të dytë ose të tretë, për punën e kryer në ditë të pushimit javor ose në festa zyrtare”, tha Irida Qosja, Kryeinspektore, Inspektorati i Punës
Për të luftuar këtë fenomen shqetësues, Ministria e Financave po harton një plan masash për të formalizuar të punësuarit, duke kaluar në “skaner” orët e punës për ta dhe paga që marrin. Të parët do të verifikohen ata punonjës që janë të deklaruar me pagë minimale.
“Kemi bërë fushtata ndërgjegjësuese që Insoektraoti të njihet si vendi që merr ankesa nga vetë punëm,arrësi, por edhe nga familjarët e tij. Ësghtë një numër ankesash që po ngelet qëndrueshëm, mesatarisht trajtojmë 700 ankesa në vit me procedurë të mirëfilltë inspektimi, dmth njihet kush është subjekti, vërettohet çfarë shkelje ka kryer. 75% e këtyre ankesave kanë marrë zgjidhje në favor të punëmarrësve. Kemi identifikuar qartë indikatorët e riskut për informalitet. Po punojmë vazhdimisht për rritjen cilësore të inspektorëve të punës, ëpr të luftuar informalitetin,” shtoi Qosja.
Gjatë këtij viti, Inspektorati i punës ka marrë 936 masa urgjente për pezullim të marrëdhënueve të punës, ndërsa nga 983 punëmarrës informalë, 974 prej tyre janë siguruar. /vizionplus.tv