Rritja e numrit të divorceve, gratë përndjekin ish-partnerët pas ndarjes, pasuria konflikti kryesor

1 month ago 61

Avokat Alban Duraj tha se numri i divorceve çdo vit e më shumë është në rritje. I ftuar në emisionin “7 pa 5” me Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Duraj deklaroi se shumë meshkuj pas ndarjes, zvarrisin proceset, duke mos paguar detyrimin ushqimor tek fëmijët.

Ai tha se ka shumë partner/e që nuk e pranojnë dot ndarjen. Sipas avokatit janë gratë në rastet më të shumta që pas ndarjes përndjekin ish-bashkëshortët.

Sa i përket ndarjes së pasurisë, Alban Duraj e cilësoi si një nga çështjet kryesore që hapen konflikte.

“Akoma e kemi tabu divorcin. Ka pasur raste që bashkëshorët kanë zvarritur procesin e divorcit, saqë ata nuk duan as të paguajnë detyrimin ushqimor, ndërkohë janë fëmjët ata që vuajë në këto raste. Këta persona arrijnë dëri aty sa nuk paguajnë as pasionin apo detyrimin ushqimor. Vendimi i gjykatës nëse nuk merr formë të prerë bëhet i paekzekutueshëm e për pasojë këto nëna janë të detyruara të vuajnë vetëm këto pasoja.

Kemi dhe raste që bashkëshortët përndjekin ish-bashkëshortet. Këta nuk e pranojnë divorcin e quajnë si një humbje. Madje në këto raste kemi edhe dhuna në familje. Rastet më të shumta janë femrat ato që i përndjekin burrat sepse nuk pranojnë ndarjen. Dhuna është psikologjike me mesazhe. hapje të adresave fallso, normalisht edhe komunikim në publik për të denigruar  figurën e mashkullit. Ka më shumë femra që nuk e pranojnë ndarjen se sa meshkuj. Meshkuj janë pak më tolerantë. Dhuna vjen dhe shtohet me kalimin e kohës.

Kur vjen puna tek pasuria, fillojnë konfliktet më të mëdha. Meshkujt janë ata që thonë se kanë kontribuar më shumë. Kjo nuk është e drejtë as nga ana ligjore as morale. Pasuritë të cilat vendosen pas ligjit të martesës, të dy bashkëshortët janë bashkëpronarë me 50 %. Nëse ne blejmë një pronë dhe jemi të martuar shënohen të dy emrat e çiftit”, deklaroi avokati. /vizionplus.tv

Read Entire Article