5 mijë lekë të vjetra ka qenë bonusi i fundvitit që kanë përfituar pensionistët gjatë viteve të fundit, e cila është kthyer në një traditë.
Por këtë vit, bonusi do të jetë edhe më i lartë në vlerë monetare, gjë që është paralajmëruar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
Por për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj, të moshuarit kanë nevojë që në fund të dhjetorit të marrin pensionin e 13-të dhe jo 5 mijë lekë të reja, për tu ndjerë edhe më të vlerësuar për punën që kanë bërë dhe kontributin që kanë dhënë.
“Bonusi dhe ndihmat ekonomike janë ato që unë e etiketoj si vullnet të qeverisë. Nuk e ka për detyrim, siç e ka për indeksimin. Bopnusi është kthyer tashmë në një traditë. Qeveria është shprehur se do të ketë një bonus më shumë se 5 mijë lekë të reja, sepse edhe gjeli i detit nuk ka më atë vlerë tregu.
Në këtë rast na është deklaruar se bonusi do ketë një vlerë plus, do ketë një vlerë më të lartë. Të ardhurat publike kanë pasur një rritje por nuk kemi asnjë gjë nominale. Unë e kam mbështetur pjesë e pensionistët, por jam kundër bonuseve. Unë gjykoj që pensionistët kanë nevojë për gjëra më fikse.
Ata kanë nevojë për një pension të 13 dhe jo një bonus. Kjo është më dinjitoze dhe vlerësuese për ta. Periudha e tranzicionit 30 vjeçar ka krijuar një gropë në kontributet. Ka pasur persona që kanë punuar 30 vite e ju njihen vetëm 15 dhe ngelen të zhgënjyer”, u shpreh Nunaj./vizionplus.tv