Rrugët e Shkodrës “n-Karnaval”, maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe “pushtojnë” qytetin

8 months ago 28

Maskat veneciane, kostumet shumëngjyrëshe dhe bejtet karakteristike “pushtuan” rrugët dhe sheshet e Shkodrës, në festën më të famshme, Karnavalet.

Një traditë e hershme festive që në kryeqëndrën e veriut, daton prej vitit 1861. Magjia e festës e pagëzuar “Rrugët e Shkodrës n’karnaval”, i dha qytetit një atmosferë të veçantë për 3 ditë me radhë, ku përformancat artistike në mjedise të mbyllura dhe sheshe, u finalizuan me paradën e karvanit të Karnavaleve që përshkoi rrugët kryesore.

Qindra qytetarë të Shkodrës, miq të ardhur nga trojet shqipfolëse dhe më gjërë shijuan festën, që në qëndër ka thumbimin e fenomeneve negative.

Sivjet karnavalet u festuan jo në kohën e përcaktuar, megjithatë traditat shkodranët si harrojnë, si edhe kjo zonjë që po shpërndan petullat.

Festës ju bashkua edhe kryeministri Edi Rama me familjen, i cili ndoqi spektaklin e dritave në sheshin përpara bashkisë dhe ceremoninë e festimeve të së dielës.

Nuk munguan mesazhet sensibilizuese dhe në fund ceremonia tradionale e djegies së dordolecit, që simbolizon të këqijat që shoqëruan vendin përgjatë një viti./vizionplus.tv/

Read Entire Article